Labi premton ndërtimin e një spitali për leukemi në Kosovë

Labi ka premtuar ndërtimin e një spitali për shërimin e leukemisë.

Labinot Tahri vazhdon të merret me aktivitete humanitare, ku ndihmon në sigurimin e mjeteve për shërimin e personave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtari ka bërë të ditur se do të merr iniciativë për ndërtimin e një spitali për shërimin e leukemisë.

Ai propozon që spitali të ndërtohet në Frizaj, ndërsa pret që të ndihmohet si nga qytetarët ashtu nga shteti.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT:

“Përshëndetje shqiptarë!

A jeni këtu ju që keni ba peticione koti për mua…?!

Tani është koha të filloni një peticion tjetër, që do të na ndihmonte te gjithëve, nje peticion për ta ndërtuar një spital dhe për blerjen e aparaturës se fundit që nevojitet ta mjekojmë LEOUKEMINË NË KOSOVË, në këtë mënyre paratë mbesin ne vendin tone.

Pres tash që të më perkahni përsëri ju PORTALE që shume shpesh përpiqeni të më denigroni e të më nxirrni keq para popullit, por ate mundësi nuk e keni se veprat e mira qe i kemi bërë NE (Une dhe njerëzit vullnet mire) nuk fjalë boshe si ato qe shkruani ju!

Të dashur qytetarë, dua ta nisi iniciativen që SPITALI ME QENË I VEQANTË DHE TË NDERTOHET NË FERIZAJ me qëllim që të kanë mundesi nga të katër anët e trojeve tona të shërohen aty.

Do t’i shoh të gjitha mundesitë se si mund të realizohet, kush do ta bëjë projektin më të mirë, si dhe me strukturat udhëheqëse do të bisedojmë për ta zgjedhur vendin e duhur.
Së bashku me shqiptarët anekënd botës do te mbledhim paratë, gjithashtu edhe shteti do të jetë kontributdhënës për ta perfunduar këtë detyrë madhore dhe hyjnore për të shpëtuar fëmijët e Kosoves.

Labinot Tahiri Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë”.