Labi nga pushimet në Kroaci: Veç pashteta kam hëngër

Labinot Tahiri ka udhëtuar drejtu Dubrovnikut të Kroacisë bashkë me familjen e tij për pushime.

Pas një sezone të gjatë verore, dasma e mbrëmje muzikore, këngëtari ka zgjedhur Kroacinë për t’u relaksuar.

Ai njoftoi përmes një fotografie në Instagram se veç ‘pashteta ka ngrënë’.

Artisti ka ironizuar paksa fillimisht duke thënë se ka ngrënë fruta deti, por ndau foton teksa shihet me bukë në dorë, njofton Klankosova.tv.