Labi ndihmon financiarisht studentët kosovarë që mbetën në Egjipt për shkak të Covid-19

Labinot Tahiri ka treguar edhe një herë humaniteti e tij.

Këngëtari i njohur këtë herë ka ndihmuar studentët kosovarë që për shkak të pandemisë mbetën të izoluar në Egjipt.

Në një postim në Facebook, Labi njoftoi se do t’i ndihmojë financiarisht 8 studentët që mbetën në Egjipt si pasojë e Covid-19.

Labi tha se do ua dërgojë së paku 3000 euro për bileta kthyese ose bursa dhe u bën thirrje institucioneve shtetërore që të angazhohen për rikthimin e tyre në atdhe.