Labi ndan 2000€ për të helmuarit në Deçan, thotë se s’është mirë të kritikohet Qeveria!

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka ndarë 2000 euro për qytetarët e Deçanit, të helmuar ditë më parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi ka thënë se s’është mirë që çdoherë të kritikohet Qeveria.
“Në këto raste unë nuk e ndjej politiken por jetën e njerëzve. Kështu që nuk ka vend as per kritika ndaj Qeverisë e as askujt se keto raste ndodhin dhe kanë mujt me ndodh edhe në Ferizaj e Prishtinë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
PËR DEQANIN
Të dashur qytetarë, ndjejë keqardhje për të helmuarit në Deçan!
Ne jemi me ju në këto momente, dhe nesër do të ndajë 2000€ për të prekurit ku së paku të kenë mundësi për të blerë ndonjë medikament!

Këto janë për fillim mundësitë tona sepse as nuk jam ministri e as milioner!
E rëndësishme thoshte gjyshi krejt nga pak për me qene të gjithë të fortë.
Në këto raste unë nuk e ndjej politiken por jetën e njerëzve. Kështu që nuk ka vend as per kritika ndaj Qeverisë e as askujt se keto raste ndodhin dhe kanë mujt me ndodh edhe në Ferizaj e Prishtinë.

Nuk është fort mirë gjithkund me kritiku se s’është bash qashtu.
Zoti qoftë me ju, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë