Labi merret edhe me pacienta, Petrit Bylykbashit i drejtohet publikisht: Hë bir a të rroki a nuk të rroki virusi

Ish deputeti Labinot Tahiri ka pyetur Petrit Bylykbashin nga Prishtina, i cili tha se është infektuar për të dytën herë me COVID-19, nëse ekziston apo jo virusi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Labi ka thënë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë sepse ka lloj lloj virusi, derisa ka shtuar se kushdo që infektohet nuk duhet ta bëj publike.

“Nëse ty të kap apo kushdo që është tjeter nuk ka nevoj të tregoni se i tranuat njerezit, se me pas SIDËN(HIV) nuk tregon as ti as unë dhe askush!Prandaj kam thënë dhe them mos keni frikë se ka lloj lloj viruse por tan kjo prapagandē vret psiqikisht popujt edhe nëse ka virus!!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Bylykbashi në një lidhje direkte për Frontal të Televizionit 7 thotë se ka dalë për të dytën herë pozitiv ndaj koronavirusit, ndonëse javë më parë ishte shëruar.

‘’Unë momentalisht tash jam tu kalu brenda një sulmi, brenda marramendjes dhe dhimbjes se nyjeve. Të premten në test kam rezultu pozitiv, por të shtunën negativ, gjithë kohen kam qene ne kontakt me infektologet”, ka thënë Bylykbashi në Frontal.

Mirëpo mikrobiologu Lul Raka ka thënë se Bylykbashi nuk është i infektuar sërish me Covid 19.

‘’Fatkeqësisht ne s’kemi kapacitetete me i bo një personit disa teste. I dëshiroj shërim të shpejtë Petritit, duhet të qendrojnë në shtëpi, Petriti tha që ka bo analiza, duhet me bo të tjera, me përcjellë gjendjen klinike, dhe vendos pastaj infektologu’’, ka thënë Raka./Gazeta Express