Labi me familje për fundjavë në Durrës: Këtu nuk paska bllokim të jetës së qytetarëve


Labinot Tahiri udhëtoi në Shqipëri për fundjavë.

Pas lehtësimit të masave, Labinot Tahiri vendosi që fundjavën ta kalojë me familje në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Këngëtari publikoi një fotografi bashkë me gruan dhe tre fëmijët, teksa po merrnin rreze dielli në plazhin e Durrësit.

Në mbishkrimin që ia la fotos, Labi tha se në Shqipëri nuk paska bllokim të jetës qytetare dhe të gjithë qenkan të lumtur.

“Këtu nuk paska bllokim të jetës së qytetarëve!
E gjithë Shqipnia qenka HAPPY?? Ishalla po behet mirë edhe në Kosovë, se shumë ja humbën lezetin jetës së qytarëve!
Kush si vet si janë e si i kanê hallet e tyre dhe si do ta bëjnë jetën ne te ardhmen.
Ishalla po mbushemi ndonjehere mend si popull!
Labi FKSH
DURRËS QERSHOR 2020???”, janë fjalët e Labit.

Kujtojmë se Labinot Tahiri së fundi ka dhuruar donacion për 8 studentët kosovarë që kanë mbetur të izoluar në Egjipt, për shkak të pandemisë.