Labi i del në krah VV-së: Do të vjen dita dhe nata kur do të qeverisë sërish Albin Aga

Ish-deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, sot doli në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai po thotë se është fatkeqësi që në Kuvend u rrëzua Qeveria e Albin Kurtit, njofton Klan Kosova.

“Ama në ato ditë vullneti i cili ishte, i 200.000 mijë shqiptarëve ( shpirtërave) dhe i diasporës, ku thoshin ERDHI DITA! Do të viej edhe dita edhe nata se Zoti po punon, ku do të Qeverisë sërish ALBIN AGA”, ka shkruar ai në Facebook.

Labi, që është edhe këngëtar, aktualisht nuk është i anëtarësuar në ndonjë parti. Ai dha dorëheqje nga partia e Ramush Haradinajt pasi nuk fitoi votat e duhura për t’u bërë deputet.

Statusi i plotë:

Po rrim shtrembêt e folim drejtë!

Dy fatkeqesi në vitin 2020 i kanë ndodhur REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

E para, ku prapaganda reklamuese për ta faktorizua dhe për të ju ngjallur frikë qytetarëve me COVID19, ku vetem një portal e poston 40 here ne ditë me ua shkatrrua psiqikën qytetarêve edhe pse e din krejt qështë VIRUSI e sigurisht se secili e do jetën e vetë dhe ruhet vetê!
Dhe e dyta fatkeqesi, kur krejt partitë u bënên se bashku në Kuvend me e rrezua Qeverinë e Albin Kurtit!
5 muaj me e lan me punu pa e tregu vetën një qeveri,ku shumë të tjera afatgjate kanë qenë full korrupsion e kjo nuk ishte!

Vetëm te ne ndodhë!

Ama në ato ditë vullneti i cili ishte, i 200.000 mijë shqiptarëve ( shpirtërave) dhe i diasporës, ku thoshin ERDHI DITA!
Do të viej edhe dita edhe nata se Zoti po punon, ku do të Qeverisë sërish ALBIN AGA.

Sinqerisht nga unë, si grryes i nervave të injorantëve, ( servilave) dhe atyre që flasin shumë e kurrë një vepêr për Kosovë nuk e kanë bërë!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë.