Labënishti: Pas 12 prillit, BDI-ja do të përgjysmohet, PDSH-ja do të shkojë në histori


rben Labënishta, anëtar i Alternativës në Click Plus ka deklaruar në ClickPlu se me daljen e partive të reja në skenë, është përgjysmuar numri i deputetëve të BDI-së.

Ai ka shtuar se në të njëjtën rrugë ka ecur edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit, e cila do të shuhet pas 12 prillit.

Labënishti ka thënë se koalicioni ASH – AAA do të shënojë fitore në zgjedhjet e 12 prillit, pasi që është koalicioni i së ardhmes për shqiptarët në Maqedoni. Ai theksoi se BDI ka dëmtuar shqiptarët gjatë qeverisjes së saj disavjecare, ndërsa edhe PDSH i ka shërbyer pushtetit të kaluar të VMRO-DPMNE-së.