La Borën për Beatrix – Këshillat që i dha Romeo, Donaldit në Big Brother

Spektaklin e sotëm “Vëllai i Madh” surprizoi konkurrentin Donald Veshaj me njeriun e tij më të shtrenjtë. Ai është surprizuar nga vëllai i tij binjak Romeo. Romeo është ai që, në këtë situatë të trazuar për Donaldin, pas ndarjes nga Bora Zemani dhe lidhjes me Beatrix Ramosaj, i jep kurajo.

Romeo i tha Donaldit se ai është një person shumë i fortë dhe ta shijojë sa më shumë këtë eksperiencë.
“Ti je shumë i fortë, je i zoti i vetes o shok, mos të të haj për asgjë”,- i tha ai Donaldit.
Bisedimet mes të dyve vijuan për disa çaste ndërsa produksioni bëri që komunikimi i tyre të mos dëgjohej.
Duket se kjo surprizë e ka lumturuar jashtëmase Donaldin duke ndarë dhe një përqafim të ngrohtë me vëllain e tij.