Kylie Jenner i jep fund lidhjes me reperin

Kylie Jenner thuhet se është ndarë nga Travis Scott më pak se një vit pasi mirëpritën djalin e tyre në shkurt të vitit të kaluar. Burime të afërta treguan për ‘Us Weekly’ se dyshja i kaloi Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të ndarë, por “mbeten miq”.

“Kylie dhe Travis duhej të kalonin pushimet së bashku, por ajo shkoi në Aspen për të qenë me familjen dhe miqtë e saj ,” tha një burim i brendshëm. “Kjo ka ndodhur shumë herë më parë. Ata dihet se janë ndarë, por gjithmonë mbeten miq dhe bashkëprindër të shkëlqyer.”

Ish cifi u panë për herë të parë së bashku në Coachella në vitin 2017. Në korrik 2018, Jenner dhe Scott u shfaqën së bashku në kopertinën e revistës GQ dhe dhanë një intervistë të rrallë për marrëdhënien e tyre. Kur u pyet nëse ai ishte i shqetësuar për “Mallkimi Kardashian”, Scott tha për median, “Kylie nmë pëlqen. Ajo është ndryshe.”

Jenner nga ana tjetër ndau “gjënë më romantike” që artisti i “Goosebumps” kishte bërë për të. “Në ditëlindjen time, ai më zgjoi nga shtrati rreth orës gjashtë të mëngjesit. Ai tha: “Duhet të shkojmë”, dhe unë isha si, “Çfarë do të thuash?’, Dhe pashë se shtëpia ishten mbushur plot me lule dhe violinistë kudo”, tha sipërmarrësja. Scott i tha gjithashtu Rolling Stone në dhjetor 2018 se ai po planifikonte t’i propozonte Jenner. “Ne do të martohemi së shpejti. Ajo është e duhura”, u shpreh ai.