Ky ushtrim “i thjeshtë” matematikor ka përçarë internetin

Detyra matematikore që u shpërnda në internet është bërë edhe një herë virale në Twitter sepse përdoruesit nuk po bien dakord për zgjidhjen e saj.

Ekuacioni duket i thjeshtë dhe i qartë: 8 ÷ 2 (2 + 2) =?
Nuk ka operacione të pazakonta ose numra konfuzë, por njerëzit janë akoma të hutuar sepse disa pretendojnë se zgjidhja është 16 dhe disa se zgjidhja është 1.Disa argumentojnë se ekuacionit i mungojnë disa kllapa që do të lejonin njerëzit të dilnin me zgjidhjen e duhur.

Të dyja këto mundësi sigurisht që do të ishin më të thjeshta, por ndoshta atëherë detyra nuk do të bëhej hit në internet. Jepni mendimin tuaj….