Ky shtet mbyll kufijtë për udhëtarët e pavaksinuar

Malta njoftoi sot mbylljen e kufijve të saj për udhëtarët e pavaksinuar, duke shpresuar të ndalojë një ngritje në rastet e reja të COVID-19.

“Nga e mërkura 14 korrik, kushdo që mbërrin në Maltë duhet të paraqesë një certifikatë të njohur vaksinimi: një certifikatë malteze, një certifikatë britanike ose një certifikatë nga Bashkimi Europian”, i tha ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne, gjatë një konference shtypi, rapoorton ATSh.
“Ne do të jemi vendi i parë në Europë që do të ndërmarrë këtë hap”, shtoi ai.

Që nga 1 qershori, turistët nga BE, SHBA dhe disa shtete të tjera u pranuan sërish në territorin e Maltës, me kusht që ata të paraqisnin një test Covid negativ para hipjes në avion me destinacion Maltën ose të ishin të imunizuar plotësisht.