Ky shtet lejon faljen e namazeve në xhami, qeveria paralajmëron përhapje të shpejtë të koronavirusit gjatë Ramazanit

Një javë pasi lejoi faljen namazeve me xhemat në xhami, Pakistani ka paralajmëruar se virusi ka potencialin të përhapet me shpejtësi gjatë muajit të Ramazanit.

Paralajmërimi nga qeveria vjen pasi mjekë të ndryshëm nxitën lehtësimin e bllokimeve, duke thënë se çdo rritje e infeksioneve do të dëmtojë sistemin tashmë të brishtë të kujdesit shëndetësor të Pakistanit.

Pakistani ka konfirmuar deri tani më shumë se 12.500 raste dhe 269 vdekje.