Qeveria hungareze u ofron çifteve të martuara një hua prej rreth 30.000 eurosh, të cilat ata nuk duhet ti paguajnë nëse bëjnë tre fëmijë.
Paratë janë në dispozicion përmes një skeme që nisi në fillim të korrikut. Për më tepër, kredia mund të shpenzohet në çdo gjë që çifti dëshiron dhe pa interes.
Ashtu si shumë vende të tjera anëtare të BE-së, vendi po vuan nga një mungesë pune, ku punëtorët po largohen nga vendi në kërkim të pagave më të larta.