Ky shtet do t’i heq të gjitha masat anti-COVID

Falë mbulimit të konsiderueshëm të vaksinimit, kufizimet ende në fuqi në Danimarkë kundër COVID-19 do të hiqen duke filluarnga 10 shtatori, sepse sëmundja nuk konsiderohet më “kërc*ënuese për shoqërinë”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.“Epidemia është nën kontroll, ne kemi norma rekord të vaksinimit.
Kjo është arsyeja pse, më 10 shtator, ne do të jemi në gjendje të braktisim rregullat e veçanta të vendosura në lu*ftën kundër COVID-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke , i cituar në një njoftim për shtyp.

Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale
“Ne nuk jemi jashtë epidemisë”, theksoi ai, duke siguruar se “qeveria nuk do të ngurrojë të veprojë shpejt, nëse pandemia kërcënon sërish funksionet thelbësore të shoqërisë”. Në mars 2020, Danimarka ishte një nga vendet e para që vendosi një bllokim të pjesshëm me mbylljen e shkollave dhe bizneseve jothelbësore.

Pas lehtësimit të parë të masave, disa javë më vonë, ajo i riktheu sërish ato në gusht 2020. Që atëherë, vendi është rihapur gradualisht. Më shumë se 70 për qind e popullsisë së vendit skandinav prej 5,8 milionë banorësh është vaksinuar plotësisht