Ky realitet duket si legjendë! Adem Jashari është i gjallë!

ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.
Historia e vde*kjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku pla*gët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gja*kut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë ar*mike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.

Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vr*arë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.

Për më shumë klikoni në këtë link:
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158347523241523