Deri në Pa Censurë është dërguar një denoncim ku K.K. ka treguar se si gjashtëdhjetë vjeçari me iniciale S.B. nga Prilepi, e ka mashtruar dhe ka tentuar ta keqpërdorë.
Vajza K.K. është mashtruar për punë tre mujore në Gjermani, mirëpo pasi ka vajtur në shtetin Gjerman ajo ka parë që ka ra pre e mashtrimit të S.B. i cili nuk i ka ofruar punë por, ka tentuar të abuzojë me të!
Rasti është lajmëruar edhe në polici, mirëpo e mashtruara kërkon që rasti i saj të bëhet publik në media, që të tjerët të mos binë pre, e mashtrimit siç ishte ajo!
Afera të mashtrimit dhe keqpërdorimit të personave të cilët dëshirojnë punë në perëndim, sa vjen e shtohet çdo ditë./Pa Censurë.