Ky kosovar injorohet nga një kafene në Londër, shkaku i rrobave!


lban Saiti, 35 vjeç, po përpiqej të blinte një kafe kur personeli i një restoranti të quajtur “Raoul’s” refuzoi ta shërbente atë.

Dhe e gjitha kjo, sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, për shkak se ai ishte me “rroba të ndyta”.

Siç thuhet më tej, shqiptari nga Kosova ishte duke shkuar në punë dhe pretendon se kamarieri i tha atij:

“Ne nuk mund t’ju shërbejmë. Ju jeni me rroba të pista”. E Albani, rrobat e të cilit ishin të pastra ka thënë “Ishte e turpshme”.

“U thashë, unë nuk punoj në një zyrë, unë jam një ndërtues”.

“Çfarë duhet të bëj, të heq rrobat?”.

Albani, i lindur në Kosovë, nga Islington, në veri të Londrës, tha:

“Kam jetuar këtu për 20 vjet dhe kurrë nuk kam ndjerë aq i nënçmuar”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ky-kosovar-injorohet-nga-nje-kafene-ne-londer-shkaku-i-rrobave-556309/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright