Ky është vendimi i Qeverisë për hapjen e çerdheve dhe sektorin e gastronomisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për çështjen e hapjes së çerdheve por është vlerësuar se në institucionet publike dhe private në to do ushtrohet veprimtaria vetëm pas mbikëqyrjes nga autoritetet komunale. Kështu thuhet në dokumentin eks*kluziv të cilin e posedon Klan Kosova, ndërsa aty përmenden edhe masat e reja për sektorin e gastronomisë ku lëvizja e lirë për është mundësuar deri në 22:30.

”Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve në Institucionet publike dhe private në territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Man*ualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19 Nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme). Iu ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet takeaëay (merre me vete)”.