Shiu gjithmonë prishë planet e pushimeve, megjithatë në Itali disa plazhe ka menduar për turistët. Disa plazhe atje t’i kthejnë paratë nëse bie shi, dhe nuk arrinë të shijosh pushimet me diell.
Plazhi “Abbronzati o rimborsati” dhe dy plazhe tjera në Jesolo të Venedikut paraqerin principin e rikthimit të parave.
Duke qenë të dëshpëruara në tërheqjen e turistëve ata kanë vendosur të bëjnë marrëveshje me të cilën vizitorëve u ofrohet kthimi i të hollave nëse bie shi gjatë qëndrimit të tyre. Marrëveshja vlen për secilin turist i cili do ta kalojë pushimin veror atje.
“Mundohemi ta bëjmë Jesolon destinacion detar të popullarizuar për turistët e Italisë dhe Evropës”, thonë përfaqësuesit e plazheve atje.
Turistët të cilët do të pagujnë një euro më tepër kur marrin ombrellë do të kthejnë prapa paratë nëse dita e tyre shkatërrohet për shkak të shiut, por kjo vlen vetëm nëse ka mbi 3 milimetra shi ndërmjet orës 11 dhe 17.