Ky është shteti me vetëm dy raste të infektuara me COVID-19

Derisa rreth 77 milionë raste të infektuara me COVID-19 janë raportuar në botë, ka shtete në të cilat ende nuk është përhapur ky virus.
Ishujt Samoa kanë raportuar vetëm dy raste të infektuara me këtë virus. Të dy këto raste janë shëruar nga virusi.
Kështu është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave worldometers.info.

Rasti i parë i konfirmuar në Samoa ka qenë rast i importuar nga Australia.
Qytetari i infektuar me këtë virus kishte shkuar në Samoa më 13 nëntorë.
I infektuari bashkë me gruan e tij ishin zhvendosur në një pavijon të dedikuar për izolim të personave me COVID-19.

Gjendja e tyre shëndetësore është raportuar të jetë e mirë.
Pë dallim nga Samoa, shtete të shumta kanë raportuar miliona raste të infektuara.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 18 milionë e 78 mijë e 9 të infektuar, India e dyta me 10 milionë e 31 mijë e 659 raste dhe Brazili me 7 milionë e 213 mijë e 155 raste.