Ky është shoferi i autobusit që u dogj në Bullgari

Personi që shikoni në foto është Memedi Kadri 54-vjeç, njëri prej shoferëve të autobusit që u shkrumbua nga flakët teksa kthehej nga Stambolli përmes Bullgarisë ku dhe ndodhi aksidenti tragjik. Kadri është mes 45 viktimave që humbën jetën e si pasojë e flakëve të mëdha.

Nga kjo tragjedi mbijetuan 7 pasagjerë të cilët janë dërguar në një spital në Bullgari për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në momentin e ngjarjes së rëndë, bashkë me Kadri në autobus ndodhej edhe një shofer tjetër, më të cilin ndërroheshin pas lodhjes nga rruga e gjatë. Nuk dihet nëse në momentin e tragjedisë ishte në timon Kadri apo kolegu i tij.

Mes viktimave deri më tani është publikuar edhe foto e 54-vjeçarit Ibrahim Rustemi i cili u shua bashkë me të shoqen Fevzije Rustemi teksa ktheheshin nga udhëtimi në Stamboll. Një familjar i tyri ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Një prej viktimave është Sumeja Brava, 27-vjeç. Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët. Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

Në rrjet familjarët kanë nisur të përcjellin mesazhe prekëse për jetët e humbur në këtë tr*agjedi. Mes viktimave është edhe një 21 vjeçare Jehona Sali. I afërmi i saj ka ndarë foto në profilin e tij në Facebook. “Ma djeget shpirtin Jehona Saliu edhe Xhixhi jem Allahu ju shperbleft me Xhenet”, shkruan ai.