“Ky është racizëm”, Getinjo shpërth*en pasi i’u anuluan festivalin e shqiptarëve në Zvicër

“Alba Festival”, që mbledh gjithë shqiptarët në Zvicër, u anulua vetëm 48 orë para nisjes së tij. Ky vendim i marrë nga vetë drejtuesit e Zyrih zhgënjeu jo vetëm artistët që ishin ftuar për të marrë pjesë, por edhe fansat që kishin prerë biletat.

Ky festival u anulua me pretendimin e Covid-19, sepse në Kosovë ka pasur shtim në masë të rasteve të reja. Pjesa më e madhe e artistëve që do të performonin do të vinin nga Kosova dhe ky u përdor si një lloj pretendimi për të anuluar krejt papritur “Alba Festival”. Për këtë arsye, organizatorët e festivalit e cilësuan këtë si një vendim racist të bazuar tek origjina.

Ndërkohë në të njëjtën ditë që do të mbahej ky festival, në qytetin e Bernit u mbajt një koncert madhështor. Me mijëra njerëz u mblodhën mbrëmjen e djeshme për të festuar së bashku, diçka që ka zhgënjyer shumë artistë shqiptarë që do të perfromonin tek “Alba Festival.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe reperi Getinjo, që ishte i ftuar për të marë pjesë në festival.
“Sot në qytetin e Bernit 15 mijë ose 20 mijë njerëz. Faleminderit Zyrih për anulimin e Alba Festival. Kjo nuk është e drejtë, ky është racizëm, ky është diskirminim”, shkruan Getinjo në një postim.