Rreshteri policor Afrim Bunjaku është polici i Kosovës qëu vra sot nga banda kriminale dhe paramilitarë serb në pjesën veriore të Kosovës.
Zyrtari i forcave të rendit nga Samadrexha e Vushtrrisë u qëllua për vdekje sot rreth orës 3 të mëngjesit, në një pritë nga persona të uniformuar në Banjskë të Zveçanit. Pos tij, në këtë ngjarje u plagosën edhe dy kolegë të tij, njofton Klankosova.tv.