Ky është personi që u rra*h në Mavrovë me turistët nga Kosova

Anëtari i ekipit të basketbollit të Maqedonisë dhe Pelisterit, Stojan Gjurovski është një nga të pl*agosurit në sherri i ndodhur dje në pistat e skijimit në Mavrovë.
Në përl*eshje kanë marrë pjesë dy grupe, njëri nga Gostivari në të cilin Stojan Gjuroski dhe vëllai i tij ishin bashkë me dy persona të tjerë dhe grupi tjetër nga Kosova. Përleshjes i ka paraprirë një debat verbal për shkak të mosrespektimit të urdhrit të skiliftit nga grupi nga Kosova, i cili më pas ka sulmuar vëllezërit dhe shokët Gjuroski.

Sipas dëshmitarëve okularë, Stojan Gjuroski është goditur me ski në krahë ku si pasojë ka mbetur i lënduar, për çka është dashur të dërgohet për kontrolle mjekësore. Ai fillimisht është dërguar në spitalin e Gostivarit, e më pas në qendrën klinike në Shkup, ndërsa policia ka ndaluar pjesëmarrësit e tjerë të përleshjes në stacionin policor të Gostivarit deri në zbardhjen e plotë të rastit.