Ky është personi që e shkeli qëllimisht qenin me traktor

Para disa dite në media dhe rrjete sociale ishte shpërndarë një video në të cilën shihet një shofer traktori duke e shkel qëllimisht një qenë. Shoferi i këtij traktori është Sanel Mujacic me nacionalitet boshnjak.

Ndërsa raca e qenit që është shkel është Husky dhe fatmirsisht ky qen është gjallë dhe autoritet e Bosnjës dhe Hercegovinë kanë paralajmëruar se do të ngrenë akuza kundër autorit të kri*mit.

Videoja e publikuar nga Klix.ba tregon qenin duke vrapuar para traktorit dhe personi që po e ngiste atë duke rritur shpejtësinë e tij dhe duke shkelur me dashje kafshën. Pas atij akti mizor ai shpëtoi dhe kafsha mbeti e shtrirë e pafuqishme në rrugë.

Ky akt mons*truoz ka ndodhur në Rashlevo afër Graçanicës në Bosnjë e Hercegovinë.