Gjatë ditës së djeshme një peshkatar në Velipojë në vendin e quajtur Vilun ka gjetur trupin e pajetë të një 18 vjeçareje. Policia e Shqipërisë ka vënë në pra*nga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mby*tjes në det prej një aksidenti me motor uji 17-vjeçarja Enisa Doda nga Burreli por banuese ne Bathore.
Bëhet fjalë për të arr*estuarin Indrit Bajraktari 25 vjeç banues në fshatin Kullaj Njesia Administrative Postrribë Shkodër.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020 rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Vilu plazh Velipojë Shkodër ky shtetas ka hyrë në det me motor uji të marrë me qira së bashku me të ndjerën. Rreth orës 16:30 ky shtetas ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mby*tur në ujë 17-vjeçaren e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj. Sipas aktekspertizës nga ana e mjekut ligjor rezulton se vajza kishte shenja dhu*ne.
Vajza u gjet e pajetë nga peshkatarët 700- 800 metra larg bregut të detit në vendin e quajtur “Vilun”. Sipas Bajraktarit vajza ka rrëshqitur nga skafi dhe është mbytur në det. Ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvr*asjes” “Moskallëzimi i kri*mit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.