Ky është personi i arrestuar për vrasjen në Çellopek të Tetovës

Policët e SPB Tetovë në Çellopek, i kanë hequr lirinë gjashtëdhjetë vjeçarit I.I të këtij fshati, duke vepruar pas kallëzimit se rreth orës 14 në fshat ka vrarë me armë zjarri dy familjarë të tij dhe ka plagosur njërin.
I dyshuari ka pësuar edhe plagë me armë zjarri. Po ndërmerren masa edhe për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.Shërbimet e SPB Tetovë janë në Çelopek dhe Ndihma Emergjente Mjekësore do të vijojë kontroll, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.