Ky është njeriu më i shpejtë në botë

Atleti amerikan, Fred Kerley ka marrë primatin e njeriut më të shpejtë në botë, pasi shkëlqeu në finalen e 100 metrave për meshkujt, duke fituar medaljen e artë në Botërorin e Atletikës. 27 vjeçari regjistroi kohën më të mirë, duke mbyllur garën për 9 sekonda e 86 të mijtat. Në garën e 100 metrave, pas Fred Kerley u renditën Marvin Bracy dhe Trayvon Brommell. Kujtojmë që Kerli kishte fituar medaljen e bronzit në 400 metra dhe të artën në stafetën e Kampionatit Botëror 2019. Tashmë njeriu më i shpejtë i këtij botërori ka një sy nga olimpiada Paris 2024.