Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek Hilë i Gjakovës kishin kryer krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe.
Muharrem Ibraj u përmend sot në seancën gjyqësore në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, ku ish-nënkryetari Nasim Haradinaj tha se Ibraj ishte shqiptari që kreu krime në luftën e fundit në Kosovë.
Në fotografinë e mëposhtme shihet Ibraj duke shpërndarë ndihma humanitare në fshatin Osek Hilë të Gjakovës.
Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.
Ai ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi.
Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.