Ky është miliarderi rus që ka dhënë para për protestat e dhunshme në Shkup


Miliarderi rus, Ivan Savidi, i cili jeton në Greqi, ka dhënë qindra mijëra euro kundërshtarëve të propozimit për ndërrimin e emrit të vendit. Një pjesë e shumës i është dhënë edhe tifo grupit “Komitët” të cilët kanë protestuar në kryeqytet.

Kryeministri, Zoran Zaev, akuzoi se “biznesmenë grekë” të afërt me interesat e Russië për nxitje të trazirave në Maqedoni, ka dhënë para me qëllim që të mos anëtarësohet vendi në NATO.

Dokumentet nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët i kanë gazetarët e “Laboratorit Hulumtues të Maqedonisë”, zbulojnë së paku një burim nëpërmjet së cilës është kryer pagesa. Kundërshtarëve të Marrëveshjes për Emrin, u janë dhënë së paku 300.000 euro dhe të njëjtat janë transferuar nga Ivan Savidi, miliarder rus, i cili jeton në Greqi dhe i cili më parë ka qenë pjesë e Kuvendit të Rusisë.

Këto pagesa janë kryer nëpërmjet dhjetëra politikanë të Maqedonisë nga parti të ndryshme, anëtarë të themeluesve të organizatës radikale nacionaliste dhe tifozëve huliganë të grupit futbollisti “Vardar”, të cilët kanë marrë pjesë në trazirat e fundit.

Savidi është lindur në Gjergji, i njohur si Savidis, pasurinë e tij e ka bërë nëpërmjet privatizimit të asaj që më vonë u bë kompani e madhe ruse për duhan. Ai është njëri ndër biznesmenët më të pasur në Rusi, me pasuri prej rreth 2 miliardë dollarë amerikan. Pasi që ka shkuar në Greqi rreth vitit 2000, e ka blerë klubin futbollistik “PAOK”, por ka blerë edhe shumë media, ndërkaq biznes imperia e tij është e zhvilluar më së shumti në Selanik.

Dokumentet e analizuara nga gazetarët tregojnë se Savidi ka transferuar mjete në Maqedoni disa herë. Disa prej tyre janë bërë në para të gatshme dhe në dorë, janë transferuar nëpërmjet kufirit. Janë shfrytëzuar edhe metoda tjera. Burimet policore, të cilët kanë kërkuar që të jenë anonimë, thonë se hetimi për transferet është në rrjedhë, bashkë me hetimin e veçantë për biznese qëllimi i të cilave ka qenë që ta korruptojnë paqen dhe sigurinë e rajonit.

Gazetarët i kanë konfirmuar transferet e biznesmenëve me disa pranues.

Një pjesë e personave që kanë pranuar para që kanë konfirmuar se kanë marrë para janë huliganët tifozë nga “Komitët”, fan klubi i ekipit të “Vardarit”. Personat e njëjtë kanë marrë pjesë në protestat e dhunshme në Shkup, ndërkaq dhjetëra prej tyre janë arrestuar. Njëri prej huliganëve ka pranuar se grupi ka marrë para nga Savidi. Dokumentet gjithashtu dëshmojnë se disa anëtarë të grupit nuk janë pajtuar se kanë pranuar para.

“Komitët” janë të njohur për atë se janë të afërt me partinë opozitare VMRO-DPMNE, ndërkaq paraprakisht kanë qenë të shfrytëzuar për të iniciuar dhunë të motivuar nga politika.

KF “Vardar” është në pronësi të milionerit rus Sergej Samsonenko, i cili, ashtu sikur edhe Savidi, ka jetuar në qytetin rus Rostov. Tani jeton në Shkup dhe është konsull nderi i Rusisë në Manastir.

Ish lideri i “Komitëve”, Aleksandar “Zhuti”, vikendin e kaluar i është ndaluar hyrja për në Greqi si person “non grata”, i cili paraqet “rrezikshmëri për qetësinë dhe rendin publik, sigurinë e brendshme, por edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë”.

Në bisedë me gazetarët e “Reporting Lab Macedonia”, Kolevski ka thënë, “unë nuk jam i rrezikshëm për sigurinë. Gjithçka që bëj është nga dashuria ndaj vendit. Nuk kam marrë para. Nuk jam fans i thjeshtë i Vardarit”.

Hetimi i policisë vazhdon.