Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksionin në Ferizaj ku ka konfirmuar se është bërë arrestimi i të kërkuarit me flet-arrest ndërkombëtar.
Eshtë mësuar se personi i prangosur nga forcat e sigurisë është Zhan Zhelezarski.
Kujtojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast njësia Fast -ILECU e asistuar nga njësia për reagim të shpejtë në Ferizaj, ka arrestuar të njëjtin për veprat penale: “Tentim vrasje në bashkëpunim”, “Fajde”, “Armëmbajtje pa leje municion dhe eksploziv”.
Lidhur me personin e dyshuar tanimë të arrestuar, i cili dyshohet se ka masë dënimi për disa vite, janë duke vazhduar procedurat e prapara ligjore.