Derisa përhapja e COVID-19 apo të njohur ndryshe si koronavirusi po shpërndahet me të madhe, shumë persona nëpër vendet e botës po preken nga ky virus kinez.
Së fundi, Blerim Meholli nga Gjermania është një tjetër shqiptar që ka dalur pozitiv me virusin COVID-19.
Meholli përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ai që tre ditë është në spital dhe se sot ka dalur pozitiv.
Ai ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që mos të dalin dhe të qëndrojnë në tubime, pasi ky virus është shpejt i transmetueshëm tek personat e tjerë derisa sa flisni me dikë.
Kujtojmë se në Kosovë deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus.