Ky është konkurrenti i njohur nga Kosova që do të hyjë sonte në “BBVK”

Reality-show “Big Brother VIP Kosova” është përballur me disa dalje ditëve të fundit. Në natën e spektaklit të hënën u largua reperi, Getoar Aliu “Getinjo”, teksa para pak ditëve këngëtari Gjon Karrica është detyruar të largohet, pas një sulmi elipektik që pësoi Brenda shtëpisë së famshme dhe po vazhdon të trajtohet në QKUK.

Në promon e publikuar para pak orësh nga faqja e “Big Brother VIP Kosova” u bë e ditur se sonte do të jenë 4 hyrje të reja në shtëpinë e famshme.

“Express Rozë” ka mësuar nga burime të sigurta se banori më i ri i shtëpisë më të famshme do të jetë Atdhe Xheravina.

Atdheu vjen nga komuna e Gjakovës, ku më parë ka marrë pjesë në emisionin e dashurisë “Për’puthen” dhe tani vonë ishte pjesë edhe i emisionit “Kepi i tundimeve”.