Klubi më i suksesshëm shqiptar vazhdon të mbetet Shkëndija e Tetovës. ‘Kuqezinjtë’ renditen në pozitën e 133 me 9000 pikë të grumbulluara, teksa më pas vijnë Kukësi e Partizani të cilat renditen në pozitat gjegjësisht 194 dhe 263. Nga Kosova klubi më mirë i ranguar është Drita e Gjilanit e cila mban pozitën e 296, ndërsa më pas vijnë Prishtina e renditet e 386-ta. Ajo që bie në sy është fakti që Shkëndija e vetme i kalon të gjitha skuadrat tjera shqiptare sa i përket grumbullimit të pikëve në këtë renditje.