Studimet në Zvicër tregojnë se ky vend ka shumë milionerë. Aty vërhet një fluks i banorëve milionerë, duke e bërë kantonin zviceran me përqindjen më të lartë të njerëzve të pasur, trasmeton albinfo.ch.
Në vitin 1969, 10 nga çdo 1000 tatimpagues mund të mburren me një pasuri prej më shumë se një milion franga. Që nga ajo kohë, ky numër është rritur, në mbi 130 sot, që është një proporcion i një në tetë.
Në gjithë Zvicrën, “vetëm” 62 nga 1.000 banorë janë milionerë, kështu që Zug është shumë më përpara se mesatarja e vendit.
Zug ka avantazh, sepse, sipas Christoph A. Schaltegger, profesor i ekonomisë politike në Universitetin e Lucernit, ai ka një strukturë tërheqëse të taksave si për milionerët e huaj, ashtu edhe për ata vendas.