Ky është i riu që vdiq dje në Rugovë

Dje një person ka humbur jetën në Rugovë.
Egzon Ademi, 33 vjeçar, është i riu që ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale në Rugovë. Sipas policisë ai vdiq pasi rrëshqiti nga një lartësi.
Varrimi i të cilit është bërë në orën 13:55 në varrezat e fshatit Sibovc të Podujevës.

Ndërsa policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.
“Rr. Ker Sadria 27.11.2021 – 16:58. Raportohet se në rrugën rajonale Pejë-Rugovë në afërsi të tunelit të dytë, viktima mashkull kosovar pasi nuk është ndier mirë ka dalur nga vetura për tu këndellur dhe është ofruar në cep të një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë