Ky është i riu që e gjuajti Bebe Rexhën me telefon

Nicolas Malvagna, 27 vjeç, është personi i arrestuar nga policia amerikane, pasi dyshohet të jetë agresori i këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, gjatë një koncerti të kësaj të fundit në New York, ku u godit me një celular në fytyrë.
Ylli i Popit po bënte simbolin e shqiponjës, kur u sulmua nga një fans, ndërsa më pas ajo u dërgua menjëherë në spital, ku iu nevojitën tre të qepura në kokë.
Autoritetet kanë konfirmuan se agresori është Nicolas Malvagna, 27 vjeç, nga New Jersey, i cili tanimë është në paraburgim, për të pritur masën e arrestit ndaj tij.
Ky është i riu që e gjuajti Bebe Rexhën me telefon.

Nicolas Malvagna, 27 vjeç, është personi i arrestuar nga policia amerikane, pasi dyshohet të jetë agresori i këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, gjatë një koncerti të kësaj të fundit në New York, ku u godit me një celular në fytyrë.
Ishin fansat, që njoftuan sigurinë menjëherë pasi Malvanga dyshohet se hodhi telefonin, ndërsa i bërtisnin dhe e ofendonin Malvangën, ndërsa shoqërohej nga forcat e sigurisë.
Nuk dihen arsyet që kanë çuar të riun për të bërë këtë, e ndërsa për shkak të këtij sulmi, këngëtarja ka bërë 3 qepje në vetull. Vetë bukuroshja ka postuar foto në profilin e saj në Instagram ku njofton fansat se “është mirë”.
Koncerti i së dielës në The Rooftop në Pier 17 ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life./Express/