Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi” ku humbi jetën një person dhe një tjetër u lëndua.
Indeksonline mëson se i riu që humbi jetën është Labinot Hasani nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.
I ndjeri ditë më parë kishte ardhur në Kosovë për pushime nga Gjermania.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.