Ky është i riu E.R. që ra në lumin Vardar, ende asnjë gjurmë!

E.R i lindur në vitin 2000 mësohet se është personi i cili sot me veturën e tij Golf, ra nga ura në lumin Vardar në Zhelinë. Familjarët sot kanë qenë në vendin e ngjarjes duke dëshmuar se bëhet fjalë për personin E.R. Nga ana tjetër Komandanti i Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti thotë se deri tani sipas informacioneve në veturën Golf e cila ka rënë në lumin Vardar në Zhelinë, ka qenë një person nga Kumanova.

“Sipas informacioneve të familjarëve deri tani vetëm një person dyshohet se është mbytur. Ne vazhdojmë të kërkojmë, jemi të gjithë ekipet edhe nga njësia zhytëse nga Manastiri, ekipet e policisë, njësiti i zjarrfikësve” u shpreh Ameti. Shkaku i ujit të madh dhe të turbullt kërkimet vështirsohen dhe është e pamundur të gjendet. Kërkimet do të vazhdojnë nesër. Nga policia dhe prokuroria ende nuk ka ndonjë informacion zyrtarë.