Sekretet e jetëgjatësisë së një futbollisti qëndrojnë në kujdesin për trupin, zakonet dhe mënyrën e jetesës.
Përveç stërvitjes, disiplinës, ushqimit të mirë dhe gjërave të tjera, gjumi i mirë është gjithashtu i rëndësishëm dhe disa lojtarë të Real Madridit kanë gjetur një zgjidhje që i ndihmon ta arrijnë këtë.
Mes tyre është edhe Luka Modric, futbollisti kroat që luan në nivelin më të lartë edhe pse po i afrohet dekadës së pestë.
Modric do të festojë ditëlindjen e tij të 39-të në shtator, ndërsa këtë sezon ai tashmë është paraqitur në 28 ndeshje në të gjitha garat.
“Marca” spanjolle ka dhënë informacione për dyshekun që i ndihmon futbollistët e madrilenëve të flenë më mirë. Po flasim për një dyshek me vlerë 55 mijë euro, që tingëllon e pabesueshme sepse me ato para mund të marrësh shumë më tepër se një dyshek.
“E ndihmon lojtarin të rikuperohet më shpejt sepse ul presionin në muskujt dhe kockat e tij, lehtëson rikuperimin metabolik përmes rehatisë më të madhe, temperaturës dhe lagështisë afër vlerave fiziologjike”, thonë mjekët për këtë “dyshek magjik”.
“Marca” shprehet se ka qenë dysheku që i ka çmendur lojtarët e Realit.
Aty thuhet gjithashtu se cila kompani është prodhuese, si dhe fakti se dysheku është prej leshi, mëndafshi, bambu dhe tre rreshta susta speciale.
“Arritet një gjendje graviteti që redukton pikat e presionit dhe siguron rikuperim më të lehtë pas sforcimit fizik të muskujve, kockave, ligamenteve, tendinave dhe sistemit kardiovaskular. Një sasi e caktuar e gjumit ndërmjet sporteve është çelësi për optimizimin e gjendjes psikofizike dhe reduktimin e rrezikut të lëndimeve”, thuhet në tekst.
Teksi origjinal Marca