Mediat sot kanë raportuar për një rast të dhu*nimit në komunën e Shtërpcës, ku viktimë është një vajzë 18-vjeçare. I dyshuari është arritur që të arr*estohet dhe i njëjti ka përfunduar në ndalim policor. Burimet e gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 36-vjeçarin, Dejan Nikolceviç.
Nikolceviç dyshohet se disa herë ka kryer marrëdhënie se*ksu*ale me viktimën, me të cilën ka abuzuar duke e mbajtur afër vetes me dhu*në dhe kërc*ënime të vazhdueshme. Mediat mësojnë se 36-vjeçari e ka kërc*ënuar viktimën sa herë që kanë kaluar kohë bashkë, duke e detyruar që pa dëshirën e saj të kryejnë se*ks. Bazuar në dëshminë e vajzës të dhënë në Polici, rasti i fundit ka qenë javën e kaluar, kur i dyshuari e mori me veturë dhe aty kryen marrëdhënie se*ksu*ale.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhu*nim’. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Ferizaj pritet që të bëjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.