Ky është burri me fatin më të poshtër në botë! U nda nga e fejuara, ajo fitoi llotarinë mbi 60 milionë paundë

Daniel White mund të konsiderohet si burri më i pafat në botë. Historia e tij nis në vitin 2016-të, të cilin ai ka pranuar ta rrëfejë për mediat britanike pas 6 vitesh.

Daniel White një lojtar i njohur regbije në Britani e njohu dashurinë e jetës së tij Courtney, kur ata ishin ende adoleshentë.

Por dy vite më pas Daniel vendos të ndahet nga e fejuara e tij, me pretendimin se nuk ishte më i dashuruar, por pa e ditur s çfarë do t’i ndodhte disa muaj më pas.

Pikërisht 6 muaj pas ndarjes me të fejuarën Daniel dëgjon se motra e Courtney kishte fituar 61 milionë paund në lotarinë “EuroMillions” dhe kishte vendosur që këtë shumë ta ndante me gjithë familjen e saj.

“Edhe unë mund të kisha qenë atje. Telefoni im u çmend atë ditë. Më kanë shkruar shokët nëse fillova të qaja kur e mora vesh.

Vura duart në kokë. Jam i lumtur për ta, por sigurisht ndjej se edhe unë mund të kem qenë pjesë e asaj fitoreje”, tha Danieli.