Ky është 55-vjeçari nga Prizreni që dyshohet se i dha fund jetës duke ia vën flakën veturës së tij

Rasti tragjik në Prizren, ku dyshohet se një person ia vuri flakën vetes brenda një veture ka ndodhur të dielën pas mesnate dhe viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Policia ka njoftuar se viktima është djegur plotësisht, ndërsa mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.

“Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftuar se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë. Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë, e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën”, thuhet në njoftimin e policisë.