Ky është 17 vjeçari kosovar që vdiq sot teksa po qëndronte për vizitë tek dajtë

Një i ri ka humbur jetën në fshatin Divlakë të Lipjanit, të dielën, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë e tij.

Viktima, i cili thuhet se ishte diku rreth 17 vjeç, është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran rreth orës 14 e 40, ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Mediat kanë raportuar se i riu që vdiq është Argjend Mena.

Sipas mjekut kujdestar, Dr. Feriz Bytyqi, viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune.

“Sipas familjarëve, i ndjeri ka qenë te dajtë, duke i ndihmuar me disa punë dhe në momentin që është ulur të pushojë, i është keqësuar gjendja dhe është alivanosur. Rreth orës 14:40 viktima është sjellë pa shenja jete në qendrën tonë. Shkaku nuk dihet por dyshohet të ketë qenë ndonjë arrest kardiak apo edhe goditje në tru por me konstatimin merret Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Bytyqi.