Ky do të jetë kandidati opozitar për Tetovën

Partia opozitare Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi e regjistruar para 4 viteve në Tetovë por jo aktive ka vendosur që të filloj aktivizimin e saj në Zgjedhjet Lokale duke garuar në komunën e Tetovës. Burime të sigurta të portalit Shqipmedia thonë se LSHD do të kandidojë në Tetovë për kryetar Komune Afrim Ibrahimi Fandan!
Tani gara për Tetovën bëhet më e nxehtë, ndërsa figura e Afrim Fandës duhet parë shumë seriozisht. Në mungesë akoma të kandidaturës së koalicionit AASH, Fanda është konkurenti i BDI-së ndërsa dy kandidaturat nga tjera nga partitë që përfliten se do garojnë në zgjedhje deri tani mbeten të papërfillshme. Gara në Tetovë do të zhvillohet mes kandidaturave të BDI-së, AASH-së dhe Afrim Fandës.

Por kush është Afrim Ibrahimi Fanda:
Afrim Ibrahimi Fanda, i lindur në vitin1961 në Tetove. Arsimimin fillor dhe te mesëm i kreu në vendlindje. Studimet për mjekësi i filloi ne Prishtine, dhe i perfundoi në Tiranë në vitin 1994, ku përfundoi edhe specializimin në psikiatri në vitin 2002. Punoi per 27 vite me rradhë në dy kompani të njohura farmaceutike duke drejtuar njësitë e tyre organizative për Shqipërinë, ku vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Rrjedh nga nje familje patriotike me tre të burgosur politikë (nga gjithsej pesë anëtarë). Në vitin 1985, bashkë me të vëllain, u dënua me 7 vite burg për veprimtari politike për çështjen kombëtare (i vëllai me 14 vite burg). Aktivist politik, opinionist dhe autor i shumë shkrimeve kritike, analizave dhe trajtesave politike të shumta, të botuara në gazeta dhe portale te ndryshme.