Ky do të jetë ekipi i ministrit Bekim Sali

Ministri i ri i Shëndetësisë Bekim Sali nga partneri i koalicionit Alternativa po fillon dalëngadalë të formojë ekipin e tij të ri në Ministrinë e Shëndetësisë, ku pritet të fillojë punën pas votimit të qeverisë së re në seancën parlamentare. Sipas informacioneve jozyrtare të mediave, ministri i ri planifikon të vendosë njerëz të rinj nga partia e tij, të cilët do të jenë krahu i djathtë i tij si për marrëdhëniet me publikun ashtu edhe për këshilltarët.

Burimet e mediave pohojnë se shefi i ri i kabinetit të ministrit Sali do të jetë Meriton Sivuli, i cili me profesion është inxhinier i elektroteknikës dhe vjen edhe nga radhët e Alternativës.
Udhëheqës i protokollit të shefit të ardhshëm të Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë Nurxhan Asanovska, e cila më herët ishte udhëheqëse e protokollit të ish-ministrit të Kulturës Asaf Ademi.

Mediat kanë kontaktuar me ministrin e ri të Shëndetësisë Sali, i cili ka konfirmuar informacionin dhe ka theksuar se duhet të ulet në karrigen ministrore për të vendosur se kush do të jetë në ekipin e ri, por cili nga formacioni i vjetër do të mbetet.

“Nuk kam ndërmend të pastroj. Unë nuk jam tip selektiv. Nëse dikush e bën punën e tij siç duhet, ai do të qëndrojë në punë. Kam nevojë per staf te zgjuar dhe punë. Nuk kam ndërmend të ndryshoj me asnjë çmim. Sigurisht që do të kem ekipin tim, por kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit do të largohen. Gjithmonë duhet të punosh me njerëz cilësorë”, ka deklaruar ministri Bekim Sali.