Kuzhinierit të famshëm Nusret Gökçe i mbyllet restoranti për shkak se…

Nusret Gokçe është një nga kuzhinierët më të famshëm në botë me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et.
Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 30 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e ‘trajton’ mishin.

Së fundmi, ai hapi edhe një restorant në Boston, pas atyre në Dubai, Turqi, apo edhe vende të tjera të botës.
Mirëpo pak ditë pas hapjes, restoranti i njohur është mbyllur dhe kjo për shkak të koronavirusit. Mediat amerikane raportojnë se stafi i Nusr-Et nuk ka zbatuar masat anti-Covid.

Inspektorët që vizituan restorantin gjetën shkelje duke përfshirë mos-mbajtjen e maskave nga stafi, apo edhe mosrespektimin e distancës fizike.