Kuzeska: “Gjykatësit Swarovski”, përgjegjës për vendimin e heqjes së paraburgimit për Mijallkovin

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska vlerëson se situata me heqjen e paraburgimit të Sasho Mijallkovit është pasojë e, siç tha ajo, qeverisjes 11-vjeçare të VMRO-DPMNE-së, e cila ka instaluar kuadro në sistemin gjyqësor për të gjykuar sipas kërkesës së tyre.

“Sasho Mijallkov, së bashku me ish funksionarët dhe ata aktualë të VMRO-DPMNE-së, kontribuan në krijimin e një sistemi të një shteti të robëruar, një regjim ku 11 vjet u emëruan gjykatës në gjyqësor, të cilët do të gjykojnë siç thonë ata, të zgjedhur nga fletoret e ish ministres së brendshme, gjykatës që quheshin ‘Swarovski’ dhe natyrisht gjykatës të afërt të Sasho Mijalkovit”, ka thënë Kuzeska.