Kuvendi zgjodhi përbërjen e re të Komisionit për Antikorrupsion, mes tyre dy shqiptarë

Deputetët njëzëri i dhanë dritën jeshile përbërjes së re të Komisionit Kundër Korrupsionit. Me 97 vota “pro” u votuan shtatë anëtarët e Komisionit të ri, të cilët në pesë vitet e ardhshme do të udhëheqin betejën me të gjitha skandalet korruptive dhe dyshimet për krim.

Si qeveria, ashtu edhe opozita bien dakord se është zgjedhur një përbërje ideale që do të punojë për trajtimin e skandaleve korruptive. Një moment i rrallë kur komisioni i ri u votua pa debat.

Auditorja Tatjana Dimitrovska, e cila do të jetë në krye të Komisionit për pesë vitet e ardhshme, në një prononcim ka thënë se përbërja e re do të punojë për luftën kundër korrupsionit dhe thotë se sfidë e veçantë është që të fillojnë me punënë një vit zgjedhor.

Për anëtarë të Komisionit, përveç Dimitrovskës, janë zgjedhur gjyqtarja e Gjykatës Themelore Sofia Spasova Medarska, dy këshilltarët e mëparshëm në DHPGJS, Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemailji, janë zgjedhur edhe revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri.

Komisioni i ri duhet të fillojë punën më 8 shkurt.